Guvernatori: Rusia kontrollon 80% të rajonit të Luhanskut

11:04 | 21 Prill 2022
Artan Maliqi

Sipas guvernatorit të Luhanskut forcat ruse tani kontrollojnë 80% të rajonit, sipas skynews.

Serhiy Haidai tha se trupat e Kremlinit kishin arritur të merrnin kontrollin e shumë zonave që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt dhe pasi pushtuan qytetin e vogël të Kreminës kërkojnë të marrin në kontroll gjithashtu Rubizhne edhe Popasna.

Para pushtimit të Rusisë, qeveria e Kievit kontrollonte 60% të rajonit të Luhansk – një nga dy zonat që përbëjnë Donbasin.

“Okupatorët kontrollojnë vetëm disa zona të këtyre qyteteve, të paaftë për të depërtuar në qendra,” tha Haidai.

Analistët kanë thënë se ofensiva në lindje mund të shndërrohet në një luftë shkatërruese pasi Rusia po përballet me trupat më me përvojë të Ukrainës, të cilët kanë luftuar me separatistët pro-rusë në Donbas për tetë vite./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme