Guvernatori i Nju Jorkut Andreë Cuomo ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje, pavarësisht presionit në rritje për shkak të ngacmimeve seksuale.
Ai e shfrytëzoi rastin për t’u kërkuar falje grave që nuk ndiheshin mirë për shkak të tij, transmeton portal arbresh.info
Cuomo i bëri thirrje publikut të “presë për faktet” para se ta dënojë atë për ngacmim seksual, raporton portali Bloomberg.
“Unë nuk do të jap dorëheqje. Unë u zgjodha nga qytetarët e Nju Jorkut dhe do të vazhdoj të bëj punën time”, tha Cuomo, duke shtuar se ai mbështet plotësisht të drejtën e grave për t’u shfaqur në publik me raste të ngacmimeve seksuale.
“Unë kurrë nuk e kam prekur asnjë grua në mënyrë të papërshtatshme dhe as nuk e kam idenë se dikush mund të ndihet keq për shkakun tim. Nuk e kam menduar të lëndojë dikë”, tha ai./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...