Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i bëri thirrje Iranit që të eliminojë shqetësimet lidhur me programin e tij bërthamor dhe të raketave balistike si dhe të rikthehet në zbatimin e marrëveshjes bërthamore që u nënshkrua në vitin 2015, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një raport që i paraqiti Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Guterres shprehu keqardhjen për shkak se në vitin 2018 presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e arritur me Iranin si dhe vendosi zbatimin e sërishme të sanksioneve ndaj Teheranit si dhe për vendimin e Iranit në vitin 2019 për shkeljen e kufijve në marrëveshje.
“Zbatimi i rezolutës së Këshillit që miraton marrëveshjen bërthamore të arritur në vitin 2015 mes Iranit dhe fuqive globale, shihet nga komuniteti ndërkombëtar si një provë e efektivitetit të multilateralizmit, diplomacisë dhe dialogut si dhe një sukses në parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore”, tha Guterres duke tërhequr vëmendjen se Irani duhet “të zbatojë plotësisht” marrëveshjen bërthamore.
Raporti i paraqitur nga Guterres pritet të diskutohet në Këshillin e Sigurimit më 22 dhjetor.
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe në një deklaratë të përbashkët e cilësuan si jashtëzakonisht shqetësuese deklaratën e fundit të Iranit i cili ka planifikuar të instalojë tre centrifuga shtesë të zhvilluara në faza në impiantin e pasurimit të uraniumit në qytetin Natanz.
Pasi njoftohet se 3 vendet punojnë për të vazhduar marrëveshjen bërthamore të emërtuar si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA) të arritur me Iranin, thuhet se “Deklarata e Agjencisë Ndërkombëtare e Energjisë Atomike të Iranit (IAEA) se ka planifikuar të instalojë tre centrifuga shtesë të zhvilluara në faza në impiantin e pasurimit të uraniumit në qytetin Natanz shkel JCPOA dhe është jashtëzakonisht shqetësuese”.
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare