Përqark botës, para syve tanë, përparimi i të drejtave të grave po venitet. Parashikimi më i fundit përllogarit se me ecurinë e tanishme, do të na duhen dhe 300 vite të tjera për të arritur barazinë gjinorë të plotë, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres në një editorial sekterari i përgjithshëm i OKB-së.
Krizat e sotme në rritje, nga lufta në Ukrainë deri te emergjenca klimatike, prekin si fillim, dhe më ashpër, gratë dhe vajzat. Po ashtu, bashkë me një kundërveprimit global ndaj demokracisë, të drejtat e grave mbi trupin dhe autonomia mbi jetët e tyre, po vihen në dyshim dhe po mohohen.
Dy statistika e bëjnë dështimin tonë shumë të qartë: Çdo dhjetë minuta, një grua ose vajzë vritet nga një pjesëtar i familjes apo nga një partner intim.
Një grua vdes çdo dy minuta përgjatë shtatzanisë apo gjatë lindjes. Shumica e këtyre vdekjeve janë tërësisht të parandalueshme.
Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, ne duhet të zotohemi për të bërë më shumë. Duhet t’i prapësojmë këto prirje të tmerrshme dhe të ngremë zërin për të jetët dhe të drejtat e grave dhe vajzave, kudo.
Ky është një nga prioritetet e mia thelbësore dhe një shtylle qëndrore në punën e Kombeve të Bashkuara anembanë botës.
Nga Sudani i Jugut në Mianmar, ne po mbështesim gratë dhe vajzat në rajone krizash për të sigurar që zëri i tyre të dëgjohet në procesin e paqes.
Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme, Amina Mohammed, vizitoi Afganistanin me një mesazh për autoritetet: gratë dhe vajzat gëzojnë të drejtat themelore të njeriut dhe ne nuk do të dorëzohemi kurrë në luftën për to.
Këtë vit, Dita Ndërkombëtare e Grave përqëndrohet në mbylljen e hapësirave në shkencë, teknologji dhe inovacion. Botërisht, meshkujt kanë 21 përqind më shumë mundësi që të jenë online sesa gratë – dhe mbi 50 përqind më shumë në vende me të ardhura të ulta.
Por edhe shtetet më të pasura humbasin për shkak të steriotipeve me bazë gjinore dhe paragjykimit tradicional. Në industrinë e teknologjisë, meshkujt janë dy me një në krahasim me gratë. Në Inteligjencën Artificiale, është pesë me një.
Të dhënat e mëdha (Big Data) janë thesari më i ri, dhe baza e vendimeve politike dhe atyre të biznesit. Por dhe këtu, shpesh injorohet diferencëa gjinore – ose mbyllet një sy ndaj grave.
Ne të gjithë duhet të shqetësohemi nga produktet dhe shërbimet që shkaktojnë pabarazi gjinore që nga fillimi, dhe dixhitalizojnë patriarkatin dhe misogjininë.
Luginat e Silikonit (Silicon Valley-s) të kësaj bote nuk duhet të kthehem në Luginat e Vdekjes për të drejtat e grave.
Vendimet mjekësore të bazuara në të dhëna nga trupat e meshkujve nuk janë thjesht të dëmshme për gratë; mund të jenë vdekjeprurëse.
Diskriminimi ndaj grave në shkencë dhe teknologji vjen si rezultat i disa shekujve patriarkat, diskriminim dhe steriotipe dëmtuese. Gratë përbëjnë vetëm tre përqind të fitueseve të Cmimit Nobel në kategoritë shkencore që nga viti 1901. Dhe gratë online – duke përfshirë shkencëtaret dhe gazetarët – shpesh shënjestrohen për gjuhë urrejtje seksiste dhe abuzim të dizenjuar për t’i heshtur dhe turpëruar ato.
Por ato nuk do të heshten. Gratë dhe vajzat kudo po kërkojnë të drejtat e tyre, dhe fjalët e tyre po dëgjohen përqark botës.
Na duhet veprim në disa drejtime për t’u siguruar që gratë dhe vajzat mund të japin kontributin e tyre të plotë ndaj njohurive të botës përmes shkencës dhe teknologjisë.
Ne duhet t’i thyejmë barrierat – nga të dhënat diskriminuese, te steriotipet që shtyjne vajzat larg nga studimi i tematikave shkencore në një moshë të re.
Vendimmarrësit e të gjitha llojeve duhet të zgjerojnë pjesëmarrjen dhe lidershipin e grave në shkencë dhe teknologji, edhe nëpërmjet kuotave, nëse nevojitet.
Ata duhet të jenë krijues, për të zgjeruar mënyrat e rekrutimit dhe të punësojnë bazuar në aftësitë. Ata gjithashtu duhet të jenë këmbëngulës. Barazia gjinore nuk do të ndodhë vetë; duhet të vendosit si përparësi dhe të ndiqet në vijim. Kjo qasje po jep rezultate në Kombet e Bashkuara, ku ne kemi strategjinë tonë për barazinë gjinore në personelin tonë.
Ne gjithashtu duhet të krijojmë një ambient digjital të sigurt për gratë dhe të vendosim përpara përgjegjësisë shkaktuesit e abuzimit online, dhe platformat dixhitale që i lejojnë.
Kombet e Bashkuara po punojnë me qeveritë, shoqërinë civile, sektorin privat dhe të tjerë, për një Kod Sjellje me synimin për të ulur dëmet dhe për të rritur përgjegjësinë në platformat digjitale, ndërkohë që mbrohet liria e shprehjes.
Të drejtat e grave nuk janë një luks që mund të presë deri sa të zgjidhim krizën klimatike, t’i japim fund varfërisë dhe të krijojmë një botë më të mirë.
Investimi në gra dhe vajza është mënyra më e sigurt për të ngritur të gjithë njerëzit, komunitetet dhe vendet, dhe për të arritur Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm. Së bashku, le të punojmë për një botë më gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të begatë për gratë dhe vajzat, burrat dhe djemtë, kudo. /RTK/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...