Kombet e Bashkuara do të qëndrojnë në Afganistan për të ofruar ndihma për miliona afganë të dëshpëruar, por fondet po shterojnë, tha të martën Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Guterres foli pas një takimi të përfaqësuesve të më shumë se 20 vendeve në Doha të Katarit për të diskutuar një qasje të përbashkët ndërkombëtare ndaj Afganistanit.
Ai tha se shqetësimet për stabilitetin e vendit po rriten.
“Ne qëndrojmë (në Afganistan) dhe jemi të vendosur të kërkojmë kushtet e nevojshme për të vazhduar… pjesëmarrësit ranë dakord për nevojën për një strategji angazhimi,” tha Guterres.
“Urdhëri i talibanëve që ia ka ndaluar grave afgane punën në OKB ishte një shkelje e të drejtave të njeriut.Ne kurrë nuk do të heshtim përballë sulmeve të pashembullta sistematike ndaj të drejtave të grave dhe vajzave”, tha ai.
Guterres theksoi se takimi nuk kishte për qëllim njohjen e administratës së talibanëve – gjë që asnjë vend nuk e ka bërë zyrtarisht ende.
Ai tha se ishte i hapur për të takuar zyrtarë talibanë kur do të jetë momenti i duhur për ta bërë këtë, por sipas tij “sot nuk është momenti i duhur”.
Administrata talibane thotë se respekton të drejtat e grave në përputhje me interpretimin e tyre të ligjit islamik dhe se territori i Afganistanit nuk do të përdoret për militantizëm ose dhunë kundër kombeve të tjera./REL/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...