“Të gjithë qytetarët e Bosnjës e Hercegovinës meritojnë përkushtimin e palëkundur të liderëve të tyre për krijimin e një mjedisi respekti të ndërsjellë, pa diskriminim, urrejtje ose nxitje të dhunës”, tha kreu i OKB-së, Guterres.
Gjenocidi i Srebrenicës ka qenë krimi më i keq në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në një video-adresim në shënimin e 25-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës.
“25 vite me vonë ne nderojmë viktimat që u vranë brutalisht dhe zotohemi të mos i harrojmë kurrë. Jemi në pikëllim me familjet e tyre si dhe me familjet e atyre të cilët ende llogariten si të zhdukur. Ne riafirmojmë solidaritetin tonë me të mbijetuarit. Një çerek shekulli më parë, Kombet e Bashkuara dhe bashkësia ndërkombëtare tradhtuan banorët e Srebrenicës. Siç ka thënë edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, kjo do të ndjekë historinë tonë përgjithmonë. Ballafaqimi me të kaluarën është një hap i rëndësishëm drejt rindërtimit të besimit”, tha Guterres.
Ai theksoi se pajtimi duhet të shoqërohet me ndjeshmëri dhe mirëkuptim të ndërsjellë.
Guterres theksoi se “Pajtimi nënkupton refuzimin e mohimit të gjenocidit dhe krimeve të luftës si dhe çdo përpjekje për glorifikimin e kriminelëve të luftës. Do të thotë gjithashtu njohja e të gjithë viktimave dhe mos pranimi i fajit kolektiv. Kjo është arsyeja pse unë u bëj thirrje të gjithëve në rajon të kundërshtojnë fjalimin e urrejtjes dhe ndarjen e retorikës dhe narrativave të mosbesimit dhe frikës. Të gjitha komunitetet, të gjithë udhëheqësit dhe organizatat përfshirë mediat, duhet të angazhohen për këtë”.
“Të gjithë qytetarët e Bosnjës e Hercegovinës meritojnë përkushtimin e palëkundur të liderëve të tyre për krijimin e një mjedisi respekti të ndërsjellë, pa diskriminim, urrejtje ose nxitje të dhunës. Në këtë përvjetor të pikëlluar kujtojmë se paqja në Bosnjë e Hercegovinë është ende e brishtë. Ne nuk duhet të heqim dorë nga puna që do të çojë në pajtim. Ne u kemi borxh aq shumë viktimave të gjenocidit të Srebrenicës, të mbijetuarve, qytetarëve të Bosnjës e Hercegovinës dhe të gjithë racës njerëzore”, tha Guterres.
Beogradi do që t’i gjykojë krimet në Kosovë, por Brukseli dh...
“Plagët janë ende të hapura”- Greqia i kërkon dëmshpërblimet...
Fotot nga takimi i Kurti me Orav me rastin e dorëzimit të Ra...
Sinani e përgëzon Kurtin për buxhetin ndaj Luginës: Hap i ma...
Jonida Vokshit i vdes babai
Suspendohen dy policë lidhur me pretendimet për rrahjen e nj...