Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres deklaroi më 1 dhjetor se vendosja e ndalimeve për udhëtime të cilat prekin shtete dhe rajone specifike, si pjesë e masave kundër përhapjes së variantit të ri të koronavirusit janë ‘të padrejta’ dhe ‘joefektive’.
“Derisa virusi nuk njeh kufij, ndalesat për udhëtime të cilat izolojnë një shtet apo rajon janë jashtëzakonisht të padrejta e madje edhe joefektive”, tha Guterres në një konferencë për media, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.
Shefi i OKB-së madje bëri thirrje që të shtohet numri i testimeve për të gjithë udhëtarët.
“Kjo është mënyra e vetme që të reduktohet rreziku i përhapjes së infektimit e që njëkohësisht mundëson angazhim ekonomik”, shtoi Guterres.
Disa shtete tashmë kanë ndaluar udhëtimet nga shtetet jugafrikane pas paraqitjes së variantit të ri të koronavirusit, Omicron, javën e shkuar në këtë rajon.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreziku nga Omicroni është shumë i lartë, por OBSH-ja po ashtu ka kundërshtuar ndalimin e udhëtimeve nga kontinenti, duke e komentuar si ‘sulm ndaj solidaritetit global’./ REL
Paralajmërim serioz se pse nuk duhet të karikoni telefonin g...
Pamje nga vendi ku dyshohet se vëllai theri për vdekje vëlla...
Tumoret e trurit – llojet, simptomat dhe trajtimi
Vëllai vrau vëllain me thikë, policia jep detaje se si nisi ...
Pse ky vend e ndaloi iPhone 16?
Ferrari F1 i Michael Schumacher vendoset për shitje në ankan...