Google ADS

Guterres kërkon zbatim të menjëhershëm të vendimit të KS-OKB në Siri

11:46 | 25 Shkurt 2018
Arbresh.info
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje që menjëherë të hyjë në fuqi vendimi i KS të OKB-së për armëpushim humanitar në Siri
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres bëri thirrje që menjëherë të hyjë në fuqi vendimi i KS të OKB-së për armëpushim humanitar në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Zyra e zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së thuhet se Guterres ka mirëpritur vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e cila kërkon të paktën 30 ditë armëpushim humanitar në gjithë Sirinë.

Guterres bëri thirrje për “zbatim të menjëhershëm” të vendimit për armëpushim humanitar të KS të OKB-së për dërgimin e ndihmave humanitare dhe për evakuimin e të plagosurve dhe të sëmurëve të rëndë.

Duke u bërë thirrje të gjitha palëve për respektim të të drejtës ndërkombëtare, civilëve dhe infrastrukturës civile, Guterres tha se në luftën kundër terrorizmit nuk duhet të injorohen këto përgjegjësi.

Me projekt-rezolutën e miratuar nga KS-OKB-ja me një votim unanim u vendos për të paktën një muaj armëpushim humanitar për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri dhe veçanërisht për evakuimin e njerëzve të sëmurë dhe të plagosur rëndë në Gutën Lindore e cila gjendet nën rrethimin e regjimit.

Në vendim kërkohet dërgimi në mënyrë të “sigurtë, pa pengesë dhe të vazhdueshme” i ndihmave humanitare në të gjithë Sirinë dhe ndalimin për të paktën 30 ditë të konflikteve “pa vonesë” nga të gjitha palët për evakuimin e “të sëmurëve dhe të plagosurve rëndë”.

Ndër të tjera në vendim është kërkuar gjithashtu heqja e rrethimit në Gutën Lindore ku situata humanitare është “alarmante”, përfshirë edhe rajonet Jarmuk, Fua dhe Kefraja.

Sipas vendimit do të vazhdojnë operacionet ushtarake ndaj DEASH-it, Al-Kaedës, Frontit Nusra dhe grupeve tjera terroriste të përcaktuara nga KS-OKB-ja.

Nga të gjitha palët në Siri kërkohet që t’i ndalojnë të gjitha aktivitetet ushtarake “pa u vonuar”, mirëpo ende nuk dihet se kur do të hyjë në fuqi armëpushimi./AA/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme