Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, paralajmëroi se anti-semiztimi është në rritje dhe se urrejtja ndaj hebrenjve po përkeqësohet në gjithë botën.
Guterres tha se incidentet anti-semitike në Shtetet e Bashkuara janë rritur për 57% në vitin 2017.
Ai po ashtu tha se një agjenci monitorimi e Bashkimit Evropian ka raportuar vitin e kaluar se 28% e hebrenjve kanë përjetuar një lloj ngacmimi vetëm për të qenët hebrenj.
Guterres i bëri këto komente në OKB, në një ngjarje që shënoi 27 janarin – Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
Në Holokaust, gjashtë milionë hebrenj dhe miliona të tjerë janë vrarë nga forcat e Adolf Hitlerit, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Jotoleranca sot po përhapet me shpejtësi të rrufeshme në internet dhe media sociale”, tha Guterres në një fjalim para diplomatëve.
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit