Google ADS

Guatemala pranon refugjatët e parë nga Ukraina

07:33 | 12 Mars 2022
Trina Galanxhi

Guatemala ka pranuar refugjatët e parë nga Ukraina, të cilët janë larguar nga vendi i tyre për shkak të pushtimit nga Rusia.

Tetë ukrainasit ishin të parët që arritën në vendin e Amerikës Qendrore “për arsye humanitare”, tha një zëdhënës i imigracionit për Reuters, transmeton portal arbresh.info

Një tjetër fluturim me 10 ukrainas të tjerë do të arrijë të premten në mbrëmje, thanë zyrtarët. Është e paqartë se sa mund të kenë mbërritur privatisht në Guatemalë që nga fillimi i sulmeve ruse në Ukrainë.

Njoftimi i qeverisë së Guatemalës ishte i pari për të ardhurit ukrainas nga treshja e vendeve të Amerikës Qendrore të njohura si Trekëndëshi i Veriut, popullsia e të cilave ka emigruar për shkak të dhunës dhe varfërisë.

Një numër në rritje i ukrainasve dhe rusëve kanë ikur në Amerikën Latine muajt e fundit, duke përfshirë ata që udhëtojnë drejt kufirit Shtetet e Bashkuara-Meksikë./guardian/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme