Presidenti i përkohshëm i vetëdeklaruar i Venezuelës, Juan Guaido, u kthye në vend të hënën, duke rrezikuar arrestimin për shkeljen e ndalimit të udhëtimit në përpjekjen e tij për të rrëzuar presidentin e kontestuar të Venezuelës, Nicolas Maduro raporton arbresh.info
Guaido u takua me turmën e mbështetësve të tij pasi ai mbërriti në aeroportin e Caracas të hënën. Ai njoftoi për kthimin e tij në vendin e goditur nga kriza përmes një postimi në llogarin e tij në “Tëitter”, i cili përfshinte gjithashtu edhe një mesazh audio.
“Unë kam vendosur të kthehem. Deri kur të dëgjoni këtë mesazh, do të jem në rrugën time në shtëpi”. Tha Guaido. “Ne jemi më të fortë se kurrë, uzurpatori do të përpiqet të na shtypë, por ne jemi më të fortë se kurrë”, tha ai.
35-vjeçari e vuri në funksion lëvizjen kundër Maduro-së në janar, kur ai u deklarua si president i Venezuelës, duke u kthyer nga një politikan i panjohur në një figurë globale brenda javës.
Ai e kaloi kufirin e Kolumbisë në shkurt, duke takuar presidentët e Kolumbisë, Brazilit, Paraguajit, Ekuadorit dhe Nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara Mike Pence – duke injoruar ndalimin e udhëtimit të vendosur nga Gjykata Supreme e vendit.
Të paktën 50 vende e kundërshtojnë Maduron dhe mbështesin liderin e opozitës, por kthimi i Guaidos mund të jetë një pikë e nxehtë e mundshme në vend.
Të dielën, ai bëri thirrje për protesta në rrugët e Venezuelës në ditën e hënë dhe të martë. Ai tha se opozita do të jetë ” me forcë shumë më të madhe në rrugët e Venezuelës”.
Ai paralajmëroi qeverinë e Maduros se po t’i ndodh dicka atij ai do të jetë “gabimi i fundit qe ata do ta bëjnë”.
Paralajmërimi u mbështet nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara Xhon Bolton, i cili shkroi në Tëitter se çdo kërcënim për rikthimin e Guaido “do të takohet me një përgjigje të fortë dhe të rëndësishme nga Shtetet e Bashkuara dhe bashkësia ndërkombëtare”./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...