Google ADS

Grusht shteti në Mianmar: Aung San Suu Kyi përballet me akuza

00:15 | 4 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Policia në Mianmar, e njohur si Burma, ka ngritur disa akuza kundër Aung San Suu Kyi pas grushtit të shtetit ushtarak.

Asaj i është caktuar paraburgim deri më 15 shkurt, thuhet në raportin e policisë, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

Akuzat përfshijnë shkeljen e ligjeve të importit dhe eksportit dhe posedimin e pajisjeve të paligjshme të komunikimit.

Vendndodhja e saj është ende e paqartë, por është raportuar se ajo po mbahet në rezidencën e saj në kryeqytet.

Presidenti i rrëzuar Win Myint është akuzuar gjithashtu, tregojnë dokumentet,  në rastin e tij me shkeljen e rregullave që ndalojnë tubimet gjatë pandemisë Covid. Atij gjithashtu i është caktuar masa e paraburgimit për dy javë.

As presidenti dhe as zonja Suu Kyi nuk janë dëgjuar që kur ushtria mori pushtetin në orët e para të 1 shkurtit.

Grushti i shtetit, i udhëhequr nga shefi i forcave të armatosura Min Aung Hlaing, ka parë instalimin e një ‘qeverie’ 11-anëtarëshe e cila po qeveris nën një gjendje të jashtëzakonshme njëvjeçare.

Ushtria u përpoq të justifikonte veprimin e saj duke pretenduar mashtrim në zgjedhjet e nëntorit të kaluar, të cilat Zonja Suu Kyi Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD) fitoi me vendosmëri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme