Grusht shtet në Mali

14:54 | 18 Gusht 2020
Arbresh.info

Të shtëna me armë janë dëgjuar në afërsi të bazës ushtarake në kryeqytetin Bamako në Mali, duke rritur shqetësimet për një rebelim të mundshëm në vendin e shkatërruar nga konflikti.

Sipas dëshmitarëve, ushtarët gjuajtën në ajër në bazën ushtarake në Kati, një qytet 15 kilometra nga Bamako, megjithëse mbetet e paqartë se kush po e gjuante kë, transmeton portali arbresh.info.

Ambasada Norvegjeze u dha një mesazh të qartë qytetarëve të saj: “Ambasada është njoftuar për një rebelim në Forcat e Armatosura dhe trupat janë në rrugën e tyre për në Bamako. Norvegjezët duhet të bëjnë kujdes dhe mundësisht të qëndrojnë në shtëpi derisa situata të jetë e qartë.”

Po bëhen arrestime

Burimet thanë për DW se drejtuesi i grushtit të shtetit mund të ishte koloneli Sadio Camara. DW mësoi gjithashtu se disa politikanë dhe zyrtarë të nivelit të lartë janë arrestuar, duke përfshirë Ministrin e Financave Abdoulaye Daffe dhe shefin e personelit të Gardës Kombëtare.

Ndërkohë, ushtarët morën armët në Kati dhe filluan të arrestojnë oficerë të lartë ushtarakë.

Radiotelevizioni kombëtar ORTM është evakuuar. Sipas punonjësve të ORTM, një kolonë e puçistëve të mundshëm thuhet se është duke shkuar për në stacion.

Ambasada Franceze në vendin e Afrikës Perëndimore ishte e shpejtë për të reaguar, duke i nxitur njerëzit të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme