Grupi mercenar rus Wagner ka ndaluar rekrutimin e të burgosurve për të luftuar në Ukrainë, tha të enjten themeluesi i kësaj organizate, Yevgeny Prigozhin.
“Rekrutimi i të burgosurve nga kompania ushtarake private Wagner është ndalur plotësisht”, tha Prigozhin në një përgjigje ndaj një kërkese për koment nga një media ruse.
“Ne po i përmbushim të gjitha obligimet tona ndaj atyre që punojnë për ne tani”, tha ai.
Wagner filloi të rekrutonte të burgosur të Rusisë në verën e vitit 2022, me Prigozhin, një sipërmarrës, që krishte kaluar nëntë vjet në burg gjatë kohës së ish-Bashkimit Sovjetik, duke u ofruar të dënuarve falje nëse mbijetonin gjashtë muaj në Ukrainë.
Wagner nuk ka dhënë informacion se sa të dënuar iu bashkuan radhëve të tij, por shifrat e shërbimit penal rus të publikuara në nëntor të vitit 2022 treguan se numri it ë burgosurve të vendit ra me mbi 20,000 midis gushtit dhe nëntorit.
Në dhjetor, agjencia e lajmeve Reuters raportoi se komuniteti i inteligjencës amerikane beson se Wagner kishte 40,000 luftëtarë, ish të burgosur të dënuar, të dislokuar në Ukrainë, duke përbërë shumicën dërrmuese të personelit të grupit.
Grupi Wagner në muajt e fundit ka luajtur një rol të madh në luftën e Rusisë në Ukrainë, sidomos në kryesimin e sulmeve në qytetin Bakhmut të rajonit të Donetskut.
Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur Grupin Wagner “organizatë të rëndësishme kriminale transnacionale” dhe kanë shënjestruar individë dhe entitete që janë pjesë e rrjetit global të këtij grupi rus të mercenarëve.
Mijëra trupa të Wagner-it po luftojnë në Ukrainë dhe themeluesi i këtij grupi, Yevgeny Prigozhin, publikisht ka tentuar që të marrë meritat për përparimet në fushëbetejë. Ai po ashtu është parë në video duke rekrutuar luftëtarë për Wagner-in në burgjet ruse, duke u premtuar të burgosurve falje nëse marrin pjesë në luftime.
Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë kanë fajësuar trupat e Wagner-it për mizoritë kundër civilëve në Ukrainë, teksa pushtimi rus i Ukrainës tani ka hyrë në muajin e 12-të./rel
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...