Google ADS

Grupi Punues Turqi-Rusi në lidhje me Sirinë zhvilloi takimin e parë

08:48 | 18 Maj 2019
Arbresh.info

Grupi Punues i formuar nga Turqia dhe Rusia ka zhvilluar mbledhjen e parë në të cilën janë trajtuar zhvillimet e fundit rajonale përfshirë Idlibin si dhe masat që duhet të merren në kuadër të marrëveshjeve Astana dhe Soçi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, Grupi Punues i formuar mes Turqisë dhe Rusisë në kuadër të vendimit të marrë mes presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, mbledhjen e parë e ka zhvilluar më 16-17 maj.

Në mbledhje janë trajtuar zhvillimet e fundit rajonale përfshirë Idlibin si dhe masat që duhet të merren në kuadër të marrëveshjeve Astana dhe Soçi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme