Udhëheqësit e shteteve të Vishegradit, Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Republika Çeke nuk do të marrin pjesë në samitin e BE-së të organizuar nga presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker për të diskutuar politikat e emigracionit, hotë kryeministri hungarez Viktor Orban.
“Nuk po shkojmë,” tha ai pas një samiti të grupit të Vishegradit në Budapest, transmeton portali arbresh.info.
Të katër vendet e Vishegradit kundërshtojnë ashpër skemën e BE-së që nga viti 2015 për të shpërndarë kërkuesit e azilit përgjatë bllokut.
“Ne kuptojmë se disa vende kanë probleme politike të brendshme, por kjo nuk duhet të çojë në një panik të gjerë evropian”, tha Orban, duke iu referuar presionit me të cilin kancelarja gjermane Angela Merkel përballet me politikën e azilit.
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki e përshkroi samitin e emigrimit të së dielës si “të papranueshëm”, pas një takimi të shteteve të Vishegradit.
“Ne nuk do të marrim pjesë, ata duan të ri-nxisin një propozim që ne kemi hedhur poshtë”, tha ai.
Orban foli në një takim të Katërt të Vishegradit së bashku me kancelarin austriak Sebastian Kurz, i cili drejton një qeveri anti-emigruese si katër vendet e tjera./Arbresh.info/
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja