Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës, do të takohen të hënën në Berlin për të diskutuar konfliktin në lindje të Ukrainës.
Në negociatat e njohura si “Formati i Normandisë”, pritet të diskutohet çështja e angazhimit të një misioni paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në zonën e konfliktit.
Sipas mediave të huaja të gjitha palët mbështesin një mision paqeruajtës në lindje të Ukrainës, mirëpo kanë mospajtime rreth mandatit të tij.
Gjermania dhe Franca dëshirojnë që trupat të vendosen në të gjitha zonat e kontrolluara nga rebelët e përkrahur nga Rusia, duke përfshirë kufirin Ukrainë-Rusi.
Rusia kundërshton këtë ide.
Më shumë se 10,300 persona janë vrarë në luftimet në mes të separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave ukrainase në lindje të Ukrainës nga prilli i vitit 2014.
Përpjekjet për të krijuar armëpushim në zonën e konfliktit kanë dështuar.
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...