Banda mbështetëse e Vladimir Putin po shkon drejtë rritjes.
E ashtuquajtura “Ujqërit e natës” – një bandë nacionaliste ruse pranë presidentit- kanë ndërtuar një bazë në Sllovaki, të cilën qeveria e Rusisë e quan “selinë evropiane” të tyre shkruan Dailystar përcjell arbresh.info
Ata kane ngritur nje baze me automjete dhe arme ushtarake te vjetra ne fshatin Dolna Krupa, rreth 44 milje nga kryeqyteti Bratislavë.
Qeveria e Sllovakisë ka thënë se është alarmuar nga përhapja e bandës, te cilët jane goditur me sanksione te SHBA pasi u akuzuan per ofrimin e ndihmës ushtarake ndaj rebeleve pro-rusë ne Ukrainë.
Ministri i Jashtëm i vendit Piter Susko i tha BBC-së se aktivitetet e Ujqërve të Natës po “monitorohen me kujdes”.
Ai tha: “Ne mendojmë se ndikimi i anëtarëve të tyre është i dëmshëm, veçanërisht në përhapjen e opinioneve të tyre që përpiqen të rishkruajnë historinë.”
Kur u pyetën se çfarë mendimesh ishin, ai shpjegoji: “Kjo Krime është, ishte dhe do te jete rus, se Stalini ishte një hero i madh, se NATO është organizatë kriminale.”
Një degë sllovake e Ujqërve të Natës i mirëpriti nacionalistet rus në fshatra me flamuj dhe ceremoni./arbresh.info/
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...