Google ADS

Grupi Houthi vendos SHBA-në e Britaninë në ‘kornizën’ e armiqve

22:35 | 13 Janar 2024
R J

Presidenti amerikan Joe Biden i është drejtuar me një mesazh privat rebelëve Houthi, të cilët tashmë janë goditur nga ajri nga avionët amerikanë dhe britanikë.

Rebelët e mbështetur nga Irani kanë në duart e tyre armatime të rënda që po rezultojnë të rrezikshme për anijet tregtare që kalojnë në nëpër territorin e tyre. Ata janë përgjegjës për sulmet e përsëritura javët e fundit kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq.

Deri në tani grupi Houthi nuk ka treguar asnjë shenjë tërheqjeje, ndërsa rebelët duken të palëkundur, duke vënë Uashingtonin dhe Londrën në “kornizën” e armiqve.

Ata pretendojnë se sulmet e SHBA-së nuk do të kenë asnjë ndikim në sulmet e tyre në Detin e Kuq./abcnews.al/

Të ngjashme