Nje e re britanike që denonconte se ishte përdhunuar gjatë pushimeve në një rezort bregdetar, tha se ishte trajtuar me përçmim nga konsullata britanike ku zyrtarët i kishin sugjeruar të “shijojnte pjesën e mbetur të pushimeve”.
Viktima që njihet tashmë vetëm si Zonja B, kishte kontaktuar me konsullatën pasi ishte sulmuar teksa ishte me shoqet e saj në rezortin turistik në Turqi në 2018.
Por gruaja thotë se i ishte mohuar mundësia për të denoncuar sulmin pasi nuk kishte marrë informacionin e duhur nga departamenti përkatës qeveritar kështu që i ishte sugjeruar të vazhdonte pushimet dhe t’i shijonte.
Autoritetet i kishin sugjeruar se nuk kishte dhënë informacion të mjaftueshëm për policinë prandaj duhet të priste derisa të kthehej në Britani për të bërë denoncimin.
Por kur u kthye policia dhe avokati i saj britanik nuk mund të hetonin pasi krimi supozohej të kishte ndodhur në Turqi.
Kështu që Zonja B ishte detyruar të kthehej dy herë në Turqi për të ndjekur çeshtjen me policinë atje por ende përgjegjësit e krimit nuk janë gjetur.
Avokati britanik i popullit Rob Behrens tha më vonë se autoritetet duhet të sigurojnë se neglizhime të incidenteve të tilla serioze të sulmeve seksuale nuk duhet të ndodhin më.
“Në epokën ku jetojmë njerëzit supozojnë se agjencitë qeveritare do të tregojnë interesin më të madh dhe mirëkuptim në mirëqenien e grave në vendet e huaja”, tha ai.
Zyrtarë të ministrisë së jashtme britanike thanë se që prej incidentiti të vitit 2018, janë marrë hapa që viktima të sulmeve të tilla të mos lihen më në baltë.
“Ne jemi të përkushtuar të mësojmë nga gabimet tona për të përmirësuar mbështetjen konsullore jashtë vendit në raste përdhunimesh apo sulmesh seksuale”, tha një përfaqësues./tch/
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...