Një grua xheloze hodhi acid mbi fytyrën e të dashurit, gjersa ai flinte, pasi gabimisht mendoi se ai ishte në një marrëdhënie me dikë tjetër.
Esther Afrifa, 28, e cila është burgosur për 14 vjet, bleu acid nga internet dhe e la pranë shtratit të saj gati për të sulmuar 29-vjeçarin Kelvin Pogo në shtëpinë e tyre në Ëembley, në veri të Londrës, shkruan DM, transmeton portal arbresh.info
Pas sulmit të parë, ajo u përpoq që të ndalonte të dashurin e saj të merrte trajtim mjekësor, duke e lënë atë me lëndime të mëdha.
“Çdo ditë që zgjohem është si dita kur ajo më sulmoi. Është sikur koha ka ndalur”, tha ai për mediat angleze.
“Sa herë që troket në derë kam frikë se dikush do të më lëndojë. Ajo dikur ishte bota ime dhe ma bëri këtë. Unë thjesht nuk mund ta kuptoj atë”, shtoi ai.
Sulmet me acid në Britani të Madhe janë në rritje.
Dy javë më parë, ish-deputetja laburiste Claudia Webbe iu shmang burgut pasi kërcënoi se do të sulmonte me acid ish të dashurën e partnerit të saj.
Sjellja e saj u përshkrua si “e pashpirt dhe frikësuese”, ndërsa ajo nuk ka treguar pendim.
Ajo u dënua me 10 javë burg, të pezulluar për dy vjet dhe 200 orë shërbim në komunitet./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...