Një grua që u ngjit në Statujën e Lirisë në Nju Jork dhe u ul në bazën e monumentit, u dërgua në paraburgim, tha policia.
Policia i evakuoi turistët për tri orë, sa edhe zgjati mosbindja e saj përballë autoriteteve lokale dhe federale.
Gruaja u identifikua si Therese Okoumou, 44 vjeçe, imigrante nga Kongo.
Raportohet se ajo protestoi kundër politikës së presidentit amerikan, Donald Trump, për “zero-tolerancë” ndaj imigracionit.
Me këtë politikë, mijëra familje janë ndarë nga autoritetet amerikane pasi kanë kaluar kufirin e SHBA-së nga Meksika./REL
Sejdiu për Rugovën:Ishte intelektual kritik dhe paqësorë
Osmani: Rugova mbeti i palëkundur në rrugën e tij për Pavarë...
19 vjetori i vdekjes, mbahet ceremonia përkujtimore për nder...
Smajl Latifi jep detaje për zjarrin e shkaktuar në një fabri...
Hamasi: Trump, merita për armëpushimin në Gazë
Aksident i rëndë në Itali, vdesin 2 të rinj, mes tyre një 18...