Google ADS

Gruaja që mund të bëhet kancelarja e ardhshme e Gjermanisë

13:55 | 19 Prill 2021
arbresh.info

Për herë të parë në historinë e katër dekadave të partisë së tyre, të Gjelbrit Gjerman kanë shpallur një femër për të kandiduar si kancelare, njofton BBC.

Po aq historik është roli qendror që të Gjelbrit do të luajnë në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit.

Të hënën, Partia e Gjelbër njoftoi se 40-vjeçarja Annalena Baerbock do të ishte zgjedhja e tyre për ta marrë detyrën e Angela Merkelit pas zgjedhjeve të shtatorit. Baerbocku ka të ngjarë të jetë gruaja e vetme në garë.

Të Gjelbrit kanë gjasa të mëdha të jenë në qeverinë e ardhshme. Me konservatorët që janë në kaos për të zgjedhur kandidatin e tyre, Partia e Gjelbër mund të përfundojë edhe më e madhja në koalicionin e ri. Kjo do të thoshte që Annalena Baerbock do të ishte kancelarja e ardhshme e Gjermanisë.

Ajo tashmë po krahasohet me udhëheqëset e reja të Zelandës së Re apo Finlandës.

Baerbocku lindi në vitin 1980, të njëjtin vit kur partia u themelua.

Sipas sondazhit më të fundit, të Gjelbrit kanë 22% të votave, i dyti vetëm pas bllokut konservator të Angela Merkel CDU / CSU, që ka rënë në 29% nga 40% sa ishte verën e kaluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme