Mariam Nabatanzi vuan nga një gjendje e rrallë gjenetike dhe deri në moshën 36 vjeç, ajo ka lindur 44 fëmijë.
Fatkeqësisht, Mariam është dashur që të kujdeset për të gjithë fëmijët e saj, pasi burri e braktisi para katër vitesh, transmeton portali arbresh.info
Tani 40 vjeç, mjekët kanë ndërmarrë veprime për të ndaluar Mariamin të ketë më shumë fëmijë pasi doli se babai i saj kishte 45 fëmijë me disa gra të ndryshme.
Mariam ka lindur disa here katërnjakë, tre herë trenjakë dhe gjashtë herë binjakë, për të cilët është dashur që të kujdeset vetë me të gjitha.
Nëna pjellore ishte vetëm 12 vjeç kur ishte martuar me burrin e saj, i cili ishte 40 vjeç , 28 vjet i moshuari i saj.
Ajo ishte 13 vjeç kur lindi binjakët e parë.
Miriam nga Uganda, dhe fëmijët e saj jetojnë të rrethuar nga një fushë e kafes.
Një mjek paralajëmroi se problemi i saj kishte të bënte me vezoret, pasi i kishte jashtëzakonisht të mëdha.
Kështu, pas grupit të saj të parë të binjakëve, foshnjat vazhduan të vijnë.
Në moshën 23 vjeçare, Mariam kishte 25 fëmijë dhe i lutej dëshpërimisht mjekut të saj për ndihmë për ta ndaluar shtatzënitë tjera.
Shtatzënia e fundit e Mariam tre vjet më parë përfundoi në tragjedi kur ajo lindi grupin e gjashtë të binjakëve.
Njëra nga foshnjat vdiq ndërsa ajo ishte në punë dhe më pas burri i saj, i cili shpesh largohej me javë të tëra, më në fund e braktisi.
Emri i tij është i mallkuar në familje.
Dr Charles Kiggundu, gjinekolog në Spitalin Mulago në Kampala, Uganda, tha se “rasti i saj është predispozicion gjenetik ndaj hiper ovulacionit, gjë që e rrit ndjeshëm shtatzënitë e shpeshta”.
Megjithatë, mjekët më në fund kanë vendosur që të ndërmarrin masa dhe të parandalojnë shtatzënitë tjera.
Tani ajo punon si parukiere, dekoruese e ngjarjeve të ndryshme dhe mledh dhe shet skrap./arbresh.info/
Gjermania dyshon se dy kabllo nënujore iu këputën qëllimshëm
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...