Gruaja pranon se gënjeu për akuzat për përdhunim – 27 vjet pas dënimit të dy burrave të akuzuar (Foto)

12:08 | 10 Maj 2018
Arbresh.info

Dy burra kane kaluar vite prapa hekurave, të dënuar për përdhunimin e një gruaje në vitin 1991. Pasi ata i shërbyen dënimet e tyre, akuzuesi i tyre pranoi se ajo e bëri të gjithë këtë, nga presioni i burrit të saj.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Gregory Counts dhe VanDyke Perry ishin në burg për 26 dhe 10 vjet, respektivisht, pasi u dënuan për sulme seksuale ndaj një gruaje në Central Park, New York.

Dhe muajin e kaluar, pothuajse tre dekada më vonë, gruaja u tha hetuesve se Perry dhe Counts ishin të pafajshëm dhe se përdhunimi “kurrë nuk ka ndodhur”.

Por cila është historia?

Një grua akuzoi Counts dhe Perry, atëherë 19 dhe 21 vjeç, për rrëmbimin e saj nga shtëpia e saj duke e përdhunuar atë në Central Park.

Siç rezulton, gruaja i njihte Counts dhe Perry dhe gënjeu për të qenë e përdhunuar me udhëzimin e të dashurit të saj në atë kohë.

Sipas prokurorit, i dashuri i saj “ishte përpjekur për të shmangur pagimin e një borxhi për këta dy burra”.

“Paditësi tani pranon se i dashuri i saj e detyroi të pretendonte në mënyrë të rreme se këta burra e sulmuan atë seksualisht”, ka thënë Prokurori, duke shtuar se gruaja ishte prostitutë në kohën e sulmit.

Ndërsa burrat tanimë janë të lirë, shfajësimi erdhi shumë vonë, vetëm pas disa vitesh burg për një krim që ata nuk e kishin kryer. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme