Pas qasjes së ashpër nga Policia Kombëtare Spanjolle kundër votuesve në referendumin katalonian, një grua ka ndarë përvojën e saj të hidhur përderisa është përballur me oficerët që zbatonin ligjin.
Votimi i të dieles për shkëputjen nga Spanja, solli një skenë dramatike në Katalunja, pasi forcat policore përdorën edhe plumba gome dhe shkopnijë gome kundër qytetarëve, transmeton portali arbresh.info
Në dhunë është përfshirë edhe Marta Torrejillas, e cila kishte shkuar për të votuar në Institutin Pau Claris në Barcelonë.
https://twitter.com/madelman2/status/914518594637230082?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fnews%2F405427-spanish-police-violence-account%2F
Ajo rrëfen se është zvarritur me dhunë nga policia, ndërsa ka shtuar se gjatë dhunës ‘policia i ka thyer gishtin dhe i ka prekur gjoksin’.
Më shumë se 890 persona kanë mbetur të plagosur nga dhuna që shpërtheu dje gjatë referendumit për pavarësi në Katalonia.
Sipas qeverisë katalonase rreth 90% e votuesve kanë votuar pro pavarësisë, megjithatë Spanja vazhdon të kundërshtojë rezultatet dhe e quan referendumin të paligjshëm./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...