Google ADS

Gruaja myslimane gjobitet se ‘ndoti’ pishinën pasi u fut me burka

01:09 | 8 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Një grua myslimane që morri me qira një vendbanim privat pushimi në Francë është detyruar të paguajë rreth 490 dollarë gjobë, sepse notoi në pishinë e veshur me burka.

Pronari i pishinës ka deklaruar se pas larjes së saj, pishina është dashur të zbrazet dhe të pastrohet, transmeton portali arbresh.info

Gruaja, e quajtur “Fadila” mori me qita në shtëpi pranë Marseille së bashku me bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj.

Në ditën e parë të pushimeve ajo ka notuar me fëmijët e saj, por nuk ka hasur në ndonjë problem. Megjithatë, në ditën e dytë, një anëtar i stafit u tha të gjithve që të dilnin nga pishina pasi atë duke u larë me burka.

Pronari i vendbanimit më vonë ka kontaktuar me Fadilën duke thënë se ai ka marrë një thirrje ankese nga administrata e ndërtesës. Ata pretendonin se një grua e veshur me burka kishte hyrë në pishinë dhe nuk dilte edhe kur iu tha që largohej.

Megjithatë, Fadila ka deklaruar se asaj nuk i është kërkuar që të largohet nga pishina.

“Jam e tronditur”, ka thënë ajo për një organizatë për mbrojtjen e myslimanevë në Francë.

Pronari ka biseduar me bashkëshortin e saj rreth gjobës, të cilin ai ka refuzuar ta pagunte.

Veshja e grave myslimane është kthyer në një debat të nxehtë në Francë që nga viti i kaluar. Qyteti i Kanës u bë qyteti i parë që ndaloi veshjen e grave myslimane në plazh, gjë që bëri që ky shembull të përcillej më pas edhe nga disa qytete tjera./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme