Gruaja myslimane bëhet gjykatësja e parë me hixhab në Britani të Madhe

00:50 | 27 Maj 2020
Trina Galanxhi

Një grua që është bërë gjykatësja e parë me hixhab në Britani të Madhe – motivon edhe njerëzit e tjerë të fesë islame, t’i realizojnë ëndrrat e tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Raffia Arshad, 40 vjeçe, ka ëndërruar gjithmonë një karrierë në drejtësi që nga mosha 11 vjeçare – përkundër dyshimeve që përshkuan rrugëtimin e saj.

Ndërkaq afro 30 vjet më vonë, ajo u emërua javën e kaluar Zëvëndës Gjykatëse e rajonit të Midlands në Britani të Madhe.

Arshad dëshiron që arritja e saj të dëgjohet me zë të lartë, ndërkaq tregon se ky rezultat është i rëndësishëm për gratë myslimane.

“Është e çuditshme, megjithëse kam punuar shumë për disa vite”, shprehet ajo.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme