Një foshnje ka humbur jetën pasi nëna u detyrua të lindë e vetme në qeli, në burgun më të madh në Europë.
Sipas The Guardian, gruaja ishte lënë vetëm në një qeli të burgut Bronzefield, në Britaninë e Madhe, edhe pse ishte në fazë të avancuar të shtatzënisë.
Ajo kishte lindur në orët e para të së premtes së shkuar.
Kur stafi i burgut kishte shkuar në mëngjes për kontrollin rutinë, foshnja nuk jepte shenja jete.
Viki Robinson, drejtoresha e burgut, konfirmoi vdekjen e foshnjes dhe tha se stafi po i ofronte mbështetje nënës. Por nuk dha detaje për mënyrën se si ndodhi lindja.
Grupe të ndryshme në Britani po bëjnë thirrje që të hetohet rasti e të vërtetohet nëse ka pasur trajtim çnjerëzor ndaj grave nëpër qeli./tetovasot/
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...