Policia në Japoni ka arrestuar një grua pasi trupi i nënës së saj të vdekur u zbulua në frigorifer, në banesën e saj.
Yumi Yoshino, 48, tha se ajo e gjeti nënën e saj të vdekur dhe e fshehu trupin 10 vjet më parë sepse ajo “nuk donte të largohej nga ajo”, prandaj edhe e mbajti në shtëpinë e tyre në Tokio, raportuan mediat lokale, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Policia ka deklaruar se nuk ka pasur plagë në trupin e ngrirë të viktimës.
Autoritetet nuk mund të përcaktojnë kohën dhe shkaqet e vdekjes së gruas.
Trupi besohet se u zbulua nga një pastruese, pasi zonja Yoshino ishte detyruar të linte banesën për shkak të mungesës së pagesave të qirasë.
Yoshino u arrestua të premten në një hotel në qytetin Chiba, afër Tokios./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...