Gruaja egjiptiane pretendon të jetë gruaja sekrete e Khashoggit

00:21 | 19 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Një grua egjiptiane pretendon se është gruaja sekrete e gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashoggi, duke paraqitur kështu edhe fotot e të dyve bashkë në dasmën e tyre në SHBA.

Gruaja 50-vjeçare, e cila është identifikuar me incialet e saj H.Atr, tha se ajo u martua me Khashoggin në një ceremoni fetare në periferi të Uashingtonit, vetëm pak muaj para se gazetari të vritej në konsullatën saudite në Stamboll, transmeton portal arbresh.info

Në ditën e vrasjes së tij, gazetari saudit ishte paraqitur në konsullatë që të merrte letrat e nevojshme për t’u martuar me të fejuarën e tij nga Turqia.

“Si një grua myslimane, dua që e drejta imë të njihet”, tha ajo për Post.

Besohet se dëshmitar në këtë ceremoni martesore ishte edhe një gazetar tjetër nga Uashington Post, i cila nuk ka dashur që të bëhet i ditur identiteti i tij për shkak të sigurisë.

Atr tha se herën e fundit ajo e takoi gazetarin e ndjerë saudit në shtator dhe se ishte e shqetësuar për të.

Martesa duket se i ka rënë në befasi edhe anëtarëve të familjes së Khashoggit dhe të fejuares së tij turke, Hatice Cengiz.

“Jamal s’më ka folur kurrë për të grua”, tha Cengiz në një intervistë telefonikë për Uashinton Post.

Khashoggi një zë kritik ndaj qeverisë saudite u vra më 2 tetor në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll./arbresh.info/

https://twitter.com/HalaElZieny/status/1063699355012644864?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1063699355012644864&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.dailysabah.com%2Fmideast%2F2018%2F11%2F18%2Fegyptian-woman-claims-to-be-khashoggis-secret-wife

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme