Ivana Trump gruaja e parë e presidentit Donald Trump, po shkruan një libër kujtimesh që do të fokusohet në tre fëmijët e çiftit.
“Rritja e Trump” do të publikohet me 12 shtator, njofton Gallery Books për Associated Press të mërkurën.
Bazuar në GalleryBooks, Ivana Trump do të shkruaj një storie për “mëmësinë” e po ashtu në libër do të reflektojë edhe fëmijërinë e saj në Çekosllovakinë komuniste, arratisjen e saj prej regjimit dhe rivendosjen në New York, romancat e saj si dhe suksesin e madh si një grua në biznes.
Derisa ish- burri i saj zë vendin si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, fëmijët janë futur po ashtu nëpër spotet mediale mirëpo është Ivana ajo që i ka rritur dhe krenarisht i ka ushqyer me ato çka ajo beson se janë mësimet më të rëndësishme në jetë: ndershmëria, integriteti, besnikëria dhe përpjekjet, shkruan në deklaratë.
Donald dhe Ivana u divorcuan në vitin 1992 sepse u zbulua që Donald Trump ka pasur një aferë me Marla Maplkes, që u bë pastaj gruaja e tij e dytë.( Ata u divorcuan në vitin 1999 dhe gjashtë vjet me vonë Donald Trump u martua me Melania Knauss).
Gallery po e quan librin “ jo politik” dhe sipas tyre nuk ka gjasa të jetë kritik ndaj presidentit, kandidatura e të cilit është mbështetur nga Ivana Trump.
“Unë isha një nënë e fortë dhe e dashur që u mësoj fëmijëve të saj vlerën e një dollari, si të mos gënjejnë, mashtrojnë, si t’i respektojnë të tjerët dhe mësime të tjera të jetës të cilat do t’i ndajë me të tjerët në librin “Rritja e fëmijëve Trump” si dhe storie personale për Donin, Erikun dhe Ivanken nga fëmijëria e tyre e hershme” tha ajo.
Ivana Trump ka shkruar libra edhe më përpara si novelën “For Love Alone” dhe librin “Më e mira nuk ka ardhur akoma- Përballja me divorcin dhe shijimi i jetës përsëri” libër ky që e çoi në një betejë ligjore me ish burrin e saj.
Në vitin 1992 Donald Trump paditi Ivanën për 25 milionë dollar me pretendimin se romani është bazuar në martesën e tyre dhe ka shkelur konfidencialitetin e divorcit.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...