Gruaja e oficerit të akuzuar për vrasjen e George Floyd kërkon divorcin

12:36 | 30 Maj 2020
Arbresh.info

Bashkëshortja e tashmë ish policit të akuzuar për vrasjen e George Floyd ka kërkuar divorcin.

Kellie Chauvin, gruaja e Derek Chauvin, oficeri që u filmua duke e shtypur me gjurin e tij në qafë Flodyin për të paktën tetë minuta, thuhet të jetë e shkatërruar nga vdekja e Floyd, transmeton portali arbresh.info.

Avokatët e zonjës Chauvin thanë në një deklaratë: “Këtë mbrëmje, unë fola me Kellie Chauvin dhe familjen e saj.

“Ajo është shkatërruar nga vdekja e zotit Floyd dhe simpatia e saj më e madhe qëndron te familja e tij, me të dashurit e tij dhe me të gjithë ata që trishtuar me këtë tragjedi. Ajo ka bërë kërkesë për prishjen e martesës së saj me Derek Chauvin”.

“Ndërsa zonja Chauvin nuk ka fëmijë nga martesa e saj e tanishme, ajo me respekt kërkon që fëmijëve të saj, prindërit e saj të moshuar dhe familja e saj e zgjeruar t’u jepet siguri dhe intimitet gjatë kësaj kohe të vështirë”.

Chauvin është akuzuar për vrasje pa paramendim pasi Z. Floyd, një burrë i zi 46 vjeç, vdiq pasi u arrestua në Minneapolis për gjoja përpjekjen për të përdorur para të falsifikuara./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme