Gruaja e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, Sara, ka pritur me fjalë të ëmbëla Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump dhe Zonjën e Parë, Melania Trump.
Gjatë një bisede, ajo u ka thënë atyre se ‘pavarësisht mbulimit negative të mediave, njerëzit ende i duan’, transmeton portali arbresh.info
Duke qëndruar në qilimin e kuq dhe duke biseduar minuta pasi Trump dhe Zonja e Parë kishin arritur në aeroportin Ben Gurion të Tel Aviv me Air Force One, Sara Netanyahu ishte kapur nga kamera duke shkëmbyer disa fjalë private me vizitorët.
“Shumica e popullit në Izrael, ndryshe nga mediat, na duan, kështuqë ua them se edhe ju jeni të mëdhenjë dhe ju duan”, i tha Sara gruas së Donald Trumpit.
Më pas ka ndërhyrë Trump thënë se ‘në kemi diçka të përbashkët’.
Në ditën e dytë të udhëtimit jashtë vendit, Donald Trump është takuar me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netaynahu dhe në një takim veçmas është takuar edhe Presidentin palestinez, Mahmoud Abbas./Arbresh.info
Një mbretëri e fshehur virusesh jeton në zorrët tona
Kusari-Lila thotë se Qeveria Kurti ia çjerri maskën Vuçiqit ...
Sinani: Nga nesër nis grumbullimi i qenve endacak në Preshev...
Rama takim nesër me kryebashkiakët socialistë dhe drejtuesit...
Flick ka katër opsione për ta zëvendësuar Olmon e lënduar nd...
I dyshuari për atentat ndaj Trumpit akuzohet për dy vepra pe...