Gruaja e Joe Biden preket me COVID-19

08:41 | 5 Shtator 2023
A Z

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden është infektuar sërish me koronavirus dhe për momentin ka shfaqur simptoma të lehta.

Lajmi u dha nga zëdhënësja e saj, e cila shton se Jill është duke qëndruar nën monitorim të rreptë në banesën e saj në Rehoboth Beach të Delaware.

Edhe presidenti Joe Biden iu nënshtrua një testi anti-Covid pas këtij lajmi, por rezultoi negativ, teksa Shtëpia e Bardhë informon se ai do të testohet herë pas here gjatë kësaj jave.

Lideri amerikan ka një agjendë të ngjeshur këtë javë, ku më 9-10 shtator pritet të marrë pjesë në samitin e G20 që do të mbahet në Indi./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme