Një fshat në Kroacinë qendrore po jeton me frikë që nga një tërmet shkatërrues në dhjetor kur gropat e zhytjes filluan të shfaqeshin rreth shtëpive dhe në fushat e tyre, disa prej tyre deri në 15 metra të gjëra.
Një tërmet me madhësi 6.4 goditi Kroacinë në 29 dhjetor, duke vrarë shtatë vetë dhe duke lënë dëme të mëdha materiale. Rajonet qendrore u prekën më shumë, por gjithashtu u ndie fort në kryeqytetin Zagreb.
Që atëherë, rreth 90 gropa zhytëse janë shfaqur në zonën përreth Mecencani. Andja Jeleceviç vëzhgonte pafuqishëm kur njëra hapej afër shtëpisë së saj, shkruan Reuters.
“Gropa u hap në oborr, afër shkallëve dhe ajo është duke u zgjeruar. Më thanë të largohesha menjëherë nga vendi dhe se mund të kthehesha vetëm me përgjegjësinë time,” tha ajo.
Jelecevic tani jeton në një shtëpi me kontejnerë të ngritur në oborrin e një prej fqinjëve të saj, transmeton arbresh.info.
Një tjetër banor, Stojan Kresojevic, ka ende shtëpinë e tij, por thotë se ai dhe gruaja e tij kanë një ndjenjë të vazhdueshme shqetësimi.
“Ne ndihemi shumë pakëndshëm. Gropat janë rreth nesh, pasiguria po na vret. Ne nuk e dimë nëse do të detyrohemi të largohemi. Këto gropa janë të rrezikshme pasi ato hapen papritmas me ujin që del”, tha ai.
Gropat e zhytjes nuk janë të padëgjuara në rajon, por rrallë shfaqen kaq shumë në një periudhë kaq të shkurtër kohore.
Gjeologu Ivan Kosoviç tha se uji nëntokësor po shkaktonte tretjen e sedimentit gëlqeror, ndërsa uji nga lart po ndikonte në sedimentin më të lartë të argjilës dhe rërës.
“Ne mund të presim që gropat të vazhdojnë të shfaqen në muajt e ardhshëm ku presim nivele të larta të ujërave nëntokësore. Kjo është arsyeja pse tani kemi nevojë për monitorim të rregullt,” tha ai.
Çdo përpjekje për të stabilizuar tokën nga inxhinierët gjeoteknikë do të duhet të shmang përdorimin e materialeve që mund të ndotin një rezervuar aty pranë, tha Kosovic./arbresh.info/
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...