Një lloj i ri i gripit të derrit me “potencial pandemik” është identifikuar nga shkencëtarët në Kinë, sipas një studimi të sapo publikuar.
Studiuesit nga Universiteti Bujqësor Kinez, Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Universitetin e Nottingham, në Mbretërinë e Bashkuar, zbuloi se mbikëqyrja e virusit të gripit te derrat ndërmjet 2011 dhe 2018 ka çuar në zbulimin e një lloji të ri H1N1 që ata e kanë quajtur G4, transmeton portali arbresh.info.
“Viruset G4 kanë të gjitha shenjat thelbësore të një virusi pandemik kandidat”, thotë studimi, i lëshuar të hënën në revistën PNAS.
“Shqetësuese është që punëtorët e derrave tregojnë seroprevalencë të lartë për virusin G4. Kontrolli i viruseve mbizotëruese G4 EA H1N1 te derrat dhe monitorim i afërt në popullatat njerëzore, veçanërisht punëtorët në industrinë e derrave, duhet të zbatohen urgjentisht”, shton ajo.
Virusi tani për tani transmetohet nga derrat te njerëzit me pak dëshmi të transmetimit nga njeriu te njerëzit, por studiuesit theksuan se virusi “ka fituar infeksion të rritur njerëzor”.
Mbikëqyrja serologjike e kryer mbi 338 punëtorë të derrave zbuloi se 10.4 përqind ishin pozitivë ndaj virusit G4 EA H1N1. Shkalla u rrit në 20.5 përqind të pjesëmarrësve midis moshave 18 deri në 35 vjeç./arbresh.info/
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...