Google ADS

Grip i ri shpendësh, vret shumicën e njerëzve të prekur

16:57 | 18 Qershor 2018
Arbresh.info
Janë ngritur shqetësime mbi përhapjen potenciale të një lloji të ri gripi të shpendëve që mund të vrasë më shumë se një të trentën e njerëzve që preken.
H7N9 po qarkullon aktualisht tek shpezët në Kinë – por virusi ka vrarë edhe qindra njerëz dhe shumë të tjerë rezultojnë të infektuar.

Në një betejë të dëshpëruar për ta ndaluar atë që të bëhet një pandemi, qeveria e Britanisë së Madhe po heton tani virusin vdekjeprurës.

Synimi është ndjekja e përhapjes gjeografike dhe ndryshimet në strukturën gjenetike – për të parë nëse ai posedon aftësinë për t’u përhapur mes njerëzve.

Profesor Jonathan Van-Tam, zëvendës shefi i mjekësisë në Angli, i tha Daily Telegraph se “është e mundur që ky virus të jetë shkaku i pandemisë së ardhshme”./Ora News/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme