Si rrallë ndonjëherë 27 nga 28 vendet anëtare të BE nuk pranuan një propozim të Komisionit të BE për luftimin e pastrimit të parave në botë.
Komisioni pati prezantuar katër javë më parë një listë me 23 vende dhe territore “shumë të rrezikshme”, që refuzojnë luftimin e pastrimit të parave. Me këtë “listë të zezë”, Komisioni kërkon që të detyrojë bankat në Bashkimin Europian, të jenë të kujdesshme në bizneset që bëjnë me vendet që ndodhen në listë.
Me pastrim parash BE kupton futjen në qarkullim të fitimeve të pataksuara, duke blerë pasuri të patundshme ose duke futur paratë për kursim në numrat e llogarive bankare. Këto fitime shpesh vijnë nga tregtia e drogës, prostitucioni ose krimi i organizuar, por jo vetëm me këto.
Shtetet anëtare e refuzuan këtë “listë të zezë”, sepse Arabia Sauditë shfaqet në të po ashtu si territore që janë pjesë e SHBA. Si shtetet arabe ashtu edhe SHBA duhet të kenë bërë presion të madh diplomatik mbi BE, që t’ i heqin emrat e tyre nga lista. Në takimin e nivelit të lartë të BE me Ligën Arabe, të hënën e kaluar në Sharm el Shaik, kryeministrja britanike Theresa May dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel u takuan me mbretin Saudit për bisedime bilaterale. Mbreti Salman ibn Abd al-Aziz, duhet të ketë folur për temën dhe duhet të ketë paralajmëruar për pasoja financiare, njofton “Financial Times”./opinion/
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...