Google ADS

Grindja SHBA-Turqi pёr shkak tё sistemit rus tё raketave

17:03 | 18 Korrik 2019
Arbresh.info

Prej muajsh SHBA dhe Turqia grinden pёr shkak tё sistemit rus tё mbrojtjes nga raketat. Meqenёse Turqia tani ka marrё pjesёn e parё tё kёtij furnizimi rus, SHBA ka reaguar me masa konkrete.

SHBA reagoi seriozisht pasi Turqia bleu njё sistem rus tё mbrojtjes nga raketat duke e pёrjashtuar anёtaren e NATO-s nga programi i avionёve luftarakё F-35, njofton agjencia e lajmeve DPA. Vendimi i Turqisё pёr blerjen e sistemit rus e bёn tё pamundur pjesёmarrjen e saj nё programin F-35, u bё e ditur nё njё prononcim tё Shtёpisё sё Bardhё tё mёrkurёn (17.07). Sipas tё dhёnave tё Ministrisё sё Mbrojtjes tё SHBA-sё, Turqia tani nuk mund t‘i blejё mё kёta avionё nga programi F-35. Pёrjashtimi i Ankarasё nga ky program do tё pёrmbyllet nё mars 2020. Shtёpia e Bardhё deklaroi, se avionёt F-35 nuk mund tё pёrdorёn krahas instrumentit rus tё spiunazhit, qё pёrdoren pёr tё mёsuar mbi aftёsitё e avionёve.

Blerja e sistemit S-400 i minon detyrimet e anёtarёve tё NATO-s kundrejt njeri-tjetrit, pёr tё qendruar larg sistemeve ruse. Njё zёdhёnёse nga selia e qeverisё deklaroi, se SHBA vazhdojnё ta vlerёsojnё shumё raportin strategjik tё Turqisё. Blerja e sistemit rus tё mbrojtjes nga raketat prej muajsh ka ngjallur grindje mes SHBA dhe Turqisё. Uashingtoni druan, sipas tё dhёnave tё veta, se Rusia pёrmes radarit tё sistemit tё kёtij armatimi mund tё mbledhё tё dhёna pёr aftёsitё e avionёve luftarakё tё SHBA-sё F-35.

Turqia, njё partnere nё konstruktimin e kёtre avionёve, nё fakt duhet tё merrte 100 avionё tё tillё. Ministria e Mbrojtjes sё SHBA-sё nё qershor nisi procedurёn e pёrjashtimit tё Turqisё nga ky projekt. Pёrfaqёsues tё Uashingtonit tё mёrkurёn (17.07) deklaruan, se pёrjashtimi i Turqisё synon mbrotjen e sistemit tё avionёve luftarakё F-35. Sekretarja e shtetit Ellen Lord siguroi, se SHBA do ta plotёsojё boshllёkun qё krijohet dhe se nuk do tё ketё vonesa nё furnizimin me avionёt F-35 nё vendet, qё ndёrkohё i kanё porositur ato.

SHBA do tё paguajnё njёherёsh 500 dhe 600 milionё dollarё pёr tё kompensuar ndryshimet nё procesin e prodhimit. Lord nuk donte tё prononcohej, nёse qeveria turke sёrish mund tё bёhej pjesё e programit, nёse heq dorё prej sistemit rus. Ajo tha se vendimi pёr pёrjashtimin e saj ёshtё marrё bashkarisht me tё tjerё partnerё tё projektit. Nё projekt marrin pjesё ndёr tё tjerё Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia.

Furnizimi nё Turqi me S-400 nga Rusia ka nisur tё premten (12.07). Presidenti i SHBA-sё, Donald Trump, njё ditё mё parё deklaroi, se ka mirёkuptim pёr vendimin e Turqisё pёr tё blerё sistemin rus. Turqia ёshtё „detyruar” ta ndёrmarrё kёtё hap, sepse qeveria demokrate e mёparshme nё Uashington nuk i ka shitur asaj sistemin amerikan Patriot.

Kёsisoj presidenti republikan solli argumentin e qeverisё turke, e cila thotё, se nё vitet e shkuara ka aplikuar disa herё pёr tё blerё raketat Patriot, por nuk ia kanё dhёnё. Por Pententagoni theksoi se nё tё shkuarёn Turqisё i janё bёrё disa oferta pёr blerjen e sistemit Patriot./dw/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme