Google ADS

Greva anulon fluturimet ajrore në Itali

09:31 | 6 Prill 2017
Arbresh.info

“Alitalia” po zhvillon një grevë 24-orëshe, në shenjë proteste për shkurtimin e vendeve të punës dhe të pagave, vendime që janë pjesë e planit të ri për të nxitur sërish ngritjen e kompanisë italiane të fluturimeve ajrore.

Kompania, e cila kontrollohet nga “Etihad Airways” me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, njoftoi se greva e së mërkurës ka detyruar anulimin e 60 për qind të fluturimeve të saj. Sipas njoftimit të kompanisë, janë duke u përdorur vetëm avionët më të mëdhenj të mundshëm në fluturimet më të ngarkuara, ndërsa më shumë se 90 për qind të pasagjerëve u janë shtyrë biletat.

Plani i shpallur muajin e kaluar, sipas grevistëve ka mungesë të theksuar besueshmërie mbi kursimet afatshkurtra, pasi nuk ekziston asnjë plan për rritjen afatgjatë të kompanisë. Agjencia italiane e lajmeve “ANSA” thotë se qeveria është takuar me aksionerët italianë, që kontrollojnë 51 për qind të kompanisë ajrore, të cilëve u ka kërkuar të investojnë për të ndihmuar kompaninë të kthehet në gjendje të shëndetshme financiare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme