Aktivistja Greta Thunberg të premten ka thënë se do të ndërpresë protestat e saj jashtë parlamentit suedez për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve nga COVID-19, në vend të kësaj protesta do të mbahet online.
Suedia ka shënuar 2,820 raste të reja më 28 tetor, shifër kjo më e larta e regjistruar në vend që nga fillimi i pandemisë.
“Situata është duke u përkeqësuar, prandaj më e mira është £ClimateStrikeOnline,” tha Thunberg në një postim të saj në Twitter.
Thunberg ka ndërprerë shkollën çdo të premte që nga gushti 2018 për të protestuar për ndryshimet klimatike para parlamentit suedez në Stokholm, transmeton arbresh.info
Thunberg ka kërkuar nga protestuesit që të protestojnë përmes rrjeteve sociale që nga muaji mars kurse në shtator filluan protestat jashtë parlamentit, shkruan The Guardian./arbresh.info/
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...