Greqisë i jepet drita jeshile për marrjen e një ndihme ekonomike

23:21 | 2 Mars 2018
Trina Galanxhi

Greqia ka deklaruar se i është dhënë drita jeshile për marrjen e një kësti të ri  për ndihma ekonomike nga kreditorët europianë.

Kësti ka vlerë prej 5.7 miliardë eurosh dhe pritet të përfundojë në muajin gusht, transmeton portali arbresh.info

Ministria greke e Financave ka bërë të ditur se dhënia e kësaj vlere pritet të ndodhë në fund të marsit, pasi që të përfundojnë procedurat në Parlament.

Që nga viti 2015 Greqia është gjetur përballë një krizë ekonomike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme