Greqia ka filluar zhvendosjen e migrantëve të mitur të pashoqëruar nga kampet e mbipopulluara në vend drejt Luksemburgut.
12 fëmijët e parë, të moshës midis 11 dhe 15 vjeç, u shpërngulën në Luksemburg nga kampe në ishujt Lesbos, Samos dhe Chios, transmeton portal arbresh.info.
Në mes të pandemisë, Greqia po planifikon që të zhvendosë rreth 1,600 fëmijë në vendet tjera të Europës, të cilat janë shprehur vullnetare për pritjen e tyre.
Në kampet e mbipopulluara në Greqi ndodhen më shumë se 5 mijë fëmijë të pashoqëruar.
Grupet e avokimit kanë argumentuar se largimi i të miturve në nevojë në kampe rrit rrezikun që ata të kontraktojnë Covid-19.
Dhjetra fëmijë të zhvendosur, të cilët me origjinë janë nga Siria dhe Afganistani, janë përcellur në aeroportin e Athinës nga ministri grek i migracionit, i cili u dha atyre edhe nga një dhuratë.
Për shkak të Covid-19, fëmijët janë të detyruar që të kalojnë 2 javë në karantinë pas arritjes në Luksemburg.
Zëvendësministri i migracionit të Greqisë, Giorgos Koumoutsakos tha se megjithëse numri i fëmijëve të zhvendosur ishte i vogël, ai dërgoi një mesazh në vendet e tjera për të ndjekur shembullin e Luksemburgut.
Ai ka theksuar se një grup tjetër prej 50 fëmijësh, do të udhëtojnë të shtunën drejt Gjermanisë , ndërsa 20 të tjerë drejt Zvicrës.
Në Greqi janë rreth 100 mijë azilkërkues, ku shumica prej tyre jetojnë në kampe, dhoma hoteli ose nëpër banesa./arbresh.info/
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...