Google ADS

Greqia vazhdon përballjen me zjarret

10:50 | 23 Gusht 2021
arbresh.info

Dhjetëra zjarrfikës kanë luftuar me zjarret në ishullin Evia të Greqisë të ndihmuar edhe nga aeroplanët që lëshojnë ujë. Zjarri që shpertheu në ishullin Evia detyroi evakuimin e disa banorëve.

Rreth dy javë më parë pjesa veriore e këtij ishulli ishte u shkatërruar nga flakët.

Zjarri që përfshiu një pjesë të ishullit më 22 gusht po përhapej në drejtim të fshatit turistik bregdetar Marmari. Evia është në verilindje të kryeqytetit Athinë.

Autoritetet e mbrojtjes civile kishin njoftuar të dielën një “rrezik shumë të lartë” zjarri në shumë zona të Greqisë. Qeveria greke ka fajësuar për fatkeqësinë valën më të keqe të të nxehtit në dekada. Ky vend gjatë muajve të verës është përballur me temperatura të larta, nga 42 deri në 44 gradë Celsius.

Që nga muaji korrik zjarret e egra kanë shkatërruar ishujt Evia dhe Rodos si dhe pyjet në veri dhe juglindje të Athinës, dhe disa pjesë të gadishullit të Peloponezit. Si pasojë, tre persona kanë vdekur.

Shkencëtarët e klimës paralajmërojnë se moti ekstrem dhe zjarret e ashpra do të bëhen gjithnjë e më të zakonshme për shkak të ngrohjes globale të krijuar nga njeriu./rel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme