Qeveria e Greqisë lëshoi të premten një urdhër mobilizimi civil që do të detyrojë disa mjekë në sektorin privat të mbështesin shërbimin shëndetësor shtetëror gjatë një rritjeje të infeksioneve COVID-19 të nxitur nga varianti omicron.
Urdhri i urgjencës do të hyjë në fuqi të mërkurën e ardhshme, duke prekur mjekët e specializuar në patologji, pulmonologji dhe anesteziologji në katër rajone në Greqinë veriore, ku spitalet shtetërore po vuajnë mungesë akute të personelit, shkruan AP, transmeton portal arbresh.info
Varianti omicron është fajtori kryesort për rritjen e madhe të infeksioneve, të cilat janë tetëfishuar që nga mesi i dhjetorit, ndërsa gjatë 10 ditëve të fundit ka shënuar nivel rekord.
Rritja nuk ka çuar në një rritje të konsiderueshme të pranimeve në njësinë e kujdesit intensiv, por ka shtyrë shtrimet e përgjithshme ditore në spital, duke shtuar presionin mbi shërbimin shëndetësor publik, me shumë spitale që gjithashtu po luftojnë me mbulimin e stafit pasi më shumë mjekë dhe infermierë infektohen.
Urdhri aktual do të kërkojë që mjekët të punojnë për shtetin për 15 ditë./arbresh.info/
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...