Google ADS

Greqia ‘ua mbyll derën’ turistëve italianë, reagon diplomati italian

10:33 | 31 Maj 2020
Trina Galanxhi

Italia nuk do të trajtohet si një koloni lebroze, dhe kjo do t’i japë turistëve të huaj një mirëseardhje të ngrohtë këtë verë, tha kreu i diplomacisë italiane, Luigi Di Mayo, dhe paralajmëroi anëtarët e BE që të mos ua mbyllin derën italianëve.

Vendet europiane po hapin me kujdes kufijtë e tyre, pasi epidemia është përhapur në të gjithë kontinentin, ndërsa Italia besohet se do të pranojë turistët në vend që nga 15 qershori, transmeton portal arbresh.info

Sidoqoftë, disa vende të BE-së kanë mbyllur dyert e tyre për vizitorët, veçanërisht nga ato zona ku kishte një numër të madh të të infektuarve.

Greqia njoftoi dje hapjen e kufijve për qytetarët e 29 vendeve, por italianët, spanjollët dhe britanikët nuk janë në atë listë.

“Ne nuk pranojmë të jemi në listën e zezë. Nëse dikush mendon se mund të na trajtojë si një koloni lebroze, atëherë duhet të dijë që ne nuk do ta tolerojmë atë”, tha Di Mayo.

Në Itali, 33.222 njerëz kanë vdekur nga infeksioni koronavirus deri më tani, ndërsa rreth 232,248 janë infektuar.

Numri i infeksioneve të reja dhe vdekjeve ka rënë në mënyrë të vazhdueshme këtë muaj, dhe Italia ka filluar lehtësimin dhe heqjen e masave për të kufizuar dhe ndaluar lëvizjen.

Nga 3 qershori, trafiku dhe komunikimi midis rajoneve të Italisë do të lejohet.

“Ne gjithnjë kemi vepruar me përgjegjësi, kjo është pikërisht arsyeja pse ne presim respekt”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme