Greqia sërish në telashe, pas zjarrit vijnë përmbytjet

15:04 | 25 Korrik 2018
Arbresh.info

Autoritetet në Bullgari kanë paralajmëruar fqinjët e tyre jugorë, Greqinë dhe Turqinë se mund të përballen me përmbytje pas reshjeve të mëdha që priten të tejfryjnë shtretërit e lumenjve Arda dhe Maritsa që rrjedhin në territoret e tyre.

Paralajmërimi vjen ndërkohë që shërbimet greke të emergjencave po luftojnë me flakët në katastrofën më të madhe të viteve të fundit, si pasojë e zjarreve në kryeqytetin Athinë, që i kanë marrë jetën deri më tani disa dhjetëra personave, shkruan Tch.

Diga Ivailovgrad, në lumin Arda, në malet Rodope në lindje, ka shumë gjasa të tejmbushët ditët e ardhshme për shkak të reshjeve që pritet të bien, tha ministria e jashtme bullgare. Lumi Arda rrjedh drejt lindjes në Greqi dhe i bashkohet lumit Maritsa në kufirin greko-turk.

Sofja tha se pret rritje masive të nivelit të ujit në të dy këto lumenj veçanërisht në afërsi të qytetit bullgar Svilengrad, në afërsi të kufirit turk.

Autoritetet bullgare kanë shpallur gjendjen e emergjencës në disa bashki pas shirave të rrëmbyeshëm. Një person humbi jetën pasi u rrëmbye nga ujërat e përmbytjeve në qytetin bullgar Teteven, të martën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme