Qindra zjarrfikës dhe vullnetarë në jugun e Greqisë kanë luftuar një zjarr masiv për të tretën ditë radhazi, që ka vrarë dy persona dhe ka shkatërruar një zonë të madhe pyjore, duke nxitur premtime për ndihmë nga vende të tjera të Bashkimit Evropian.
Tre avionë për shuarjen e zjarreve me ujë pritet të mbërrijnë nga Italia dhe Kroacia më vonë të martën, pasi Greqia kërkoi ndihmë përmes mekanizmit të emergjencave civile të bllokut evropian.
Shërbimi grek i zjarrfikësve tha se më shumë se 400 zjarrfikës, të ndihmuar nga 20 avionë, ishin angazhuar në luftën kundër zjarreve në malet e Korinthisë, në rajonin e Peloponezit.
Autoritetet u shprehën optimiste pasi fronti kryesor i zjarrit ishte shuar, duke lënë një numër të madh zjarresh më të vogla të shpërndara. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ky sukses do të vazhdojë kur erërat të rriten sërish, duke rrezikuar përhapjen më të madhe të flakëve sërish.
Zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, tha se puna e zjarrfikësve ishtë vështirësuar fillimisht nga terreni i vështirë dhe rrjeti i dobët rrugor.
“Gjatë fazës së parë, vendimtare të zjarrit, zjarrfikësit patën vështirësi të mëdha për të arritur zjarrin për shkak të rrugëve të ngushta”, tha ai. “Shumë gryka dhe erërat e forta që frynin atë ditë penguan shumë përpjekjet e zjarrfikësve”, shtoi Marinakis.
Zyrtarët urdhëruan që një fshat tjetër të evakuohej si masë paraprake të martën, një ditë pasi dhjetëra urdhra të ngjashëm ishin dhënë në zona të tjera.
Zjarri shkatërroi një kishë historike në male dhe raportohet se dëmtoi edhe ndërtesa jashtë fshatrave të rrezikuara, por shërbimi i zjarrfikësve nuk dha më shumë detaje.
Dy viktimat u identifikuan si banorë vendas që mbetën të bllokuar të dielën mbrëma nga flakët që u shpërndanë me shpejtësi.
Greqia, ashtu si vendet e tjera të Evropës Jugore, përballet çdo verë me zjarre shkatërruese pyjore që janë përkeqësuar nga ngrohja globale. Gjatë muajve të fundit, shërbimi i zjarrfikësve është përballur me më shumë se 4.500 zjarre pyjore.
Kjo verë ishte cilësuar si sezoni më i rrezikshëm për zjarret në dy dekadat e fundit, pasi terreni ishte tharë nga një thatësirë e gjatë dhe valët e nxehtësisë në fillim të verës.
Megjithatë, investimet e mëdha të Greqisë në avionë të shtuar për shuarjen e zjarreve me ujë, dronë për paralajmërim dhe pajisje të tjera, kanë bërë që shumica e zjarreve të shuhen pak pasi kanë shpërthyer./rel
Hapet Unaza e Madhe në Tiranë, Rama: Do të çlirojë kryeqytet...
Nga 500 euro gjobë dhe konfiskim të patentë shoferit – Gjobi...
Ofertë konkrete për Rey Manajn, 1.3 milionë euro dhe 3 lojta...
Dënohen prindërit e nxënësit që vrau 10 veta në një shkollë ...
Kurti ngushëllon familjen Krasniqi: Kosovës ia rriti dy djem...
IFFHS zgjedh 11-shen më të mirë të vitit 2024