Qeveria greke shtrëngon masat e kufizimit për pandeminë Covid-19, nga nesër, deri në 11 Janar. Në mënyrë të veçantë, siç njoftoi zëdhënësi i qeverisë do të bëhet ndalimi në dyqane, funksionimi i librarive, parukerive, shërbimeve të kujdesit dhe aktivitetet e gjuetisë apo peshkimit
Ndalimi i udhëtimit rikthehet gjithashtu në orare më të rrepta, nga 21:00 në mbrëmje deri në 5:00 në mëngjes , me përjashtimin e vetëm të punonjësve të policisë dhe atyre që kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Kishat do të qëndrojnë të mbyllura për besimtarët. Siç përmendi zëdhënësi Petsas, masat merren me synimin e hapjes së shkollave më 11 janar.
Mediat greke shkruajnë se: “- Shtrëngimi i masave për 3-10 Janar 2021 është një vendim i Kryeministrit dhe Qeverisë për arsye paraprake. Qëllimi nuk është të rëndojmë tablonë epidemiologjike nga relaksimi i pushimeve, në mënyrë që më 11 janar të hapen shkollat të të gjitha niveleve.
– Më 11 janar, së bashku me shkollat, rikthehet funksionimi i biznesve të mbyllura. Lidhur me kishat t, shërbesa e Epifanive do të kryhet brenda nga priftërinjtë, por pa besimtarë. Kishat pas 11 janarit 2021, do të mirëpresin përsëri besimtarët për shërbesat e së Dielës me rregullat që ishin të vlefshme në Krishtlindje dhe Vitin e Ri. “Në fund të javës së 2-të të janarit, situata epidemiologjike në vend do të vlerësohet dhe bazuar në këtë vlerësim, do të ketë njoftime më të reja për sektorët e tjerë të veprimtarisë sociale dhe ekonomike”.
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite